Zjarr dhe kaos në aeroportin e Kuvajtit/ Dronë iranian godasin rezervuar karburanti

Zjarr dhe kaos në aeroportin e Kuvajtit/ Dronë iranian godasin rezervuar karburanti

Re të mëdha tymi janë ngritur në aeroportin e Kuvajtit pas sulmit me dron iranian. Sipas zyrtarëve, disa dronë janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore, por një prej tyre ka goditur një rezervuar karburanti, duke shkaktuar zjarr. Autoritetet konfirmojnë se ekipet zjarrfikëse po vazhdojnë operacionet për shuarjen e flakëve, ndërsa në terren janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë, Gardës Kombëtare dhe sektorit të naftës Zëdhënësi i Forcës së Përgjithshme të Zjarrfikësve, gjenerali i brigadës Mohammed Al-Ghareeb, deklaroi se aktualisht po punohet për neutralizimin e zjarrit të shkaktuar nga dronë “armiqësorë”. “Me mbështetjen e Zjarrfikësve të Ushtrisë, Gardës Kombëtare dhe Naftës, po përballemi me një zjarr në një rezervuar karburanti në Aeroportin e Kuvajtit, i cili është shënjestruar nga dronë armiqësorë”, tha ai në një deklaratë për mediat....