Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zyrtarët iranianë të martën u bënë thirrje të rinjve të formojnë zinxhirë njerëzorë për të mbrojtur centralet elektrike, ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Teherani nuk përmbush afatin e tij më të fundit për të rënë dakord për një marrëveshje që përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raporton A2CNN. Ndërkohë, sulmet ajrore goditën dy ura dhe një stacion treni në Iran, dhe SHBA goditi objektiva ushtarake në qendrën naftëmbajtëse iraniane në ishullin Kharg. Ky sulm shënoi herën e dytë që ishulli u godit nga forcat amerikane. Trump ka shtyrë afatet e mëparshme, por la të kuptohet se ai i vendosur për orën 20:00 në Uashington ishte përfundimtar, dhe retorika nga të dyja palët arriti...