Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Policia në Arizona thotë se beson që Nancy Guthrie, nëna e zhdukur e prezantueses së njohur amerikane të lajmeve Savannah Guthrie, “është ende gjallë”, edhe pse ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar, pesë ditë pas zhdukjes së saj. Sherifi i Qarkut Pima, Chris Nanos, tha se hetuesit po punojnë me supozimin se 84-vjeçarja është ende gjallë dhe se “do të vazhdojnë të mendojnë kështu derisa ta gjejnë”. FBI njoftoi se po shqyrton dy shënime për shpërblim dhe shtoi se një person është arrestuar për dërgimin e një shënimi të rremë. Të enjten në mbrëmje, familja e Nancy Guthrie publikoi videon e dytë këtë javë duke apeluar për kthimin e nënës së tyre.“Kushdo që po e mban nënën tonë, duam të dëgjojmë nga ju”, tha...