Zgjerohet rrethi i zjarrit/ Trump urdhëron sulm masiv në ishullin Kharg të Iranit

Zgjerohet rrethi i zjarrit/ Trump urdhëron sulm masiv në ishullin Kharg të Iranit

Tensionet në Lindjen e Mesme u rritën ndjeshëm pas njoftimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara kreu një nga “sulmet më të fuqishme me bombardim në historinë e Lindjes së Mesme” ndaj ishullit strategjik të Iranit, Kharg.Sipas deklaratës së Trump, të gjitha objektivat ushtarake në ishull u shkatërruan plotësisht, ndërsa infrastruktura e naftës u kursye “për arsye dinjiteti”.Ai paralajmëroi se ky kursim mund të rishikohet nëse Irani apo aktorë të tjerë ndërhyjnë në “lëvizjen e lirë dhe të sigurt të anijeve në ngushticën e Hormuzit”.Presidenti e paraqiti këtë operacion si një demonstrim të fuqisë ushtarake amerikane, duke deklaruar se forcat e SHBA-ve kanë “armët më të fuqishme dhe më të sofistikuara që bota ka parë ndonjëherë”.Ai shtoi se...