Zgjerohet konflikti, Irani godet disa qytete të Lindjes së Mesme, kundërpërgjigjet Izraeli! Teherani refuzon negociatat me SHBA

Zgjerohet konflikti, Irani godet disa qytete të Lindjes së Mesme, kundërpërgjigjet Izraeli! Teherani refuzon negociatat me SHBA

Një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani u raportua gjatë orëve të fundit në disa qytete të Lindjes së Mesme. Sipas raportimeve të agjencive Reuters dhe AFP, kryeqytetet Doha dhe Manama, respektivisht në Katar dhe Bahrejn, si dhe Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Erbili në Rajonin Kurd të Irakut, u goditën nga sulmet e reja ajrore. Banorët raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi. Nuk është ende qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga goditjet direkte të raketave dhe dronëve, apo nga ndërhyrja e sistemeve të mbrojtjes ajrore që i kanë goditur dhe shkatërruar ato. Izraeli njoftoi se ushtria e tij ka goditur objektiva të lëvizjes Hezbollah në Liban, pasi ky grup militant, i mbështetur nga Irani, mori përgjegjësinë për...