Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán
Zgjedhjet parlamentare të Hungarisë, të planifikuara për më 12 prill, pritet të kenë pasoja të thella jo vetëm për vendin, por për të gjithë Bashkimin Evropian. Kryeministri nacionalist, Viktor Orbán, udhëheqësi më jetëgjatë i bllokut me 16 vite në pushtet, po përballet me rënie në sondazhe përballë rivalit të tij, Péter Magyar. Për shumë zyrtarë në Bruksel, një humbje e mundshme e Orbán shihet si një lehtësim dhe një mundësi për të zhbllokuar vendimmarrjen e BE-së, e cila është penguar vazhdimisht nga vetot e tij. Rivali Magyar ka premtuar se, nëse zgjidhet, do të riparojë marrëdhëniet e dëmtuara të Hungarisë me Bashkimin Evropian, një premtim që vjen në një kohë kur blloku përballet me sfida të paprecedentë, nga konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme,...
Burimi:
javanews.al