Zgjedhje brenda Hamas, kush do të jetë lideri i ri i organizatës?
Organizata politike dhe ushtarake Hamas, e konsideruar terroriste nga Perëndimi, do të zhvillojë zgjedhje për liderin e ri, që do të votohet nga anëtarët e saj në Gaza, në Bregun Perëndimor dhe në vendet e tjera ku ata ndodhen, në rajon dhe përtej tij. Lideri që do të zgjidhet, do të jetë lider i përkohshëm me mandat njëvjeçar. Organizata Hamas është krijuar në vitin 1987 dhe që nga ajo kohë ka qenë një ndër polet e rëndësishme të fuqisë brenda Palestinës, bashkë me Autoritetin Palestinez dhe ka qenë në luftë të vazhdueshme me shtetin e Izraelit. Pas sulmeve të Hamasit në 7 tetor 2023 kundër Izraelit, ku humbën jetën rreth 1200 njerëz, Gaza është goditur pothuajse në mënyrë të pandërprerë nga forcat izraelite, duke vrarë...
Burimi:
opinion.al