Zelensky zbulon shifrat, sa ushtarë ka humbur Ukraina në luftë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 55 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën në fushën e betejës gjatë katër viteve të luftës me Rusinë. Shifra u bë publike gjatë një interviste për televizionin francez France 2, të mërkurën. Zelensky theksoi gjithashtu se një numër i konsiderueshëm personash rezultojnë ende zyrtarisht të zhdukur. Si Kievi, ashtu edhe Moska, kanë publikuar herë pas here vlerësime për humbjet e palës kundërshtare, por kanë qenë të rezervuara në dhënien e detajeve për humbjet e tyre. Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po udhëheq përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, i cili nisi me agresionin rus ndaj Ukrainës më 22 shkurt 2022. Të dërguarit specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit,...
Burimi:
vizionplus.tv