Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zelensky: Vetëm Trump ka fuqinë për të ndalur luftën me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë për të bindur Rusinë që të vendosë fundin e luftës, ndërkohë që përfaqësues nga Moska dhe Kievi pritet të nisin një raund të ri bisedimesh në Majami. “Besoj se SHBA dhe Presidenti Trump kanë këtë fuqinë. Dhe mendoj se nuk duhet të kërkojmë alternativa përveç SHBA-ve”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi deklaratën e Presidentit francez Emmanuel Macron se Europa duhet të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë nëse përpjekjet e Uashingtonit dështojnë. Ai shtoi se Ukraina do të mbështesë propozimin e SHBA-ve për bisedime trekëndëshe (Rusi-Ukrainë-SHBA), nëse kjo mund të lehtësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe të hapë rrugën për një samit të udhëheqësve. “SHBA-ja propozon tani një...