Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen kundërajrore kundër dronëve rus për të mbrojtur qytetet

Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen kundërajrore kundër dronëve rus për të mbrojtur qytetet

Ukraina po forcon mbrojtjen e saj kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi kundër dronëve, me qëllim mbrojtjen më të mirë të qyteteve pranë vijës së frontit në jug dhe juglindje të vendit. Kështu deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pas një takimi me komandantët më të lartë ushtarakë, Zelensky bëri të ditur se janë ndërmarrë ndryshime në drejtim dhe në strukturën e njësive përkatëse ushtarake, duke shtuar se do të krijohen edhe më shumë linja mbrojtëse. Në një postim në aplikacionin Telegram, presidenti ukrainas theksoi se mbrojtja kundër dronëve rusë duhet të forcohet sërish në qytete si Hersoni dhe Nikopoli, si edhe në komunitetet kufitare të rajonit të Sumit. Sipas tij, në këto zona forcat ruse po zhvillojnë praktikisht një “gjueti” ndaj civilëve.