Zelensky: SHBA ka vendosur afat, lufta duhet të përfundojë deri në qershor
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të ri për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, duke propozuar që lufta të përfundojë deri në muajin qershor. Ai u tha gazetarëve se të dyja palët janë ftuar të marrin pjesë në një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme. Sipas Zelenskyt, administrata e presidentit amerikan Donald Trump “me shumë gjasë do të ushtrojë presion” mbi Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës deri në fillim të verës. “Ata thonë se duan që gjithçka të përfundojë deri në qershor,” tha ai. “Do të bëjnë gjithçka për ta mbyllur luftën dhe duan një kalendar të qartë për të gjitha ngjarjet.” Zelensky shtoi se, nëse afati i...
Burimi:
vizionplus.tv