Zelensky sfidë publike Putinit: Eja në Kiev, nëse guxon

Zelensky sfidë publike Putinit: Eja në Kiev, nëse guxon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e ftuar publikisht të shkojë në Kiev për bisedime, por vetëm jashtë territorit rus ose bjellorus.“E ftoj publikisht Putinin të vijë në Kiev nëse guxon”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se është i gatshëm për dialog, por jo në Rusi apo Bjellorusi, vende që Ukraina i cilëson si të përfshira drejtpërdrejt në agresionin ndaj saj.Kreu i shtetit ukrainas theksoi se çdo proces negociues duhet të zhvillohet në kushte të barabarta dhe pa presion ushtarak. Ai shtoi se Ukraina është e hapur për bisedime, por vetëm nëse Rusia tregon vullnet real për deeskalim.Zelensky nënvizoi gjithashtu se Ukraina do të ndalë sulmet ndaj sektorit energjetik të Rusisë nëse Moska ndërpret goditjet...