Zelensky: Rusia po përgatit një valë të re sulmesh ajrore kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit një valë të re sulmesh ajrore kundër Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shërbimet e inteligjencës ukrainase besojnë se forcat ruse po planifikojnë një valë të re sulmesh ajrore në vend. Në një videomesazh, Zelensky tha se pritet të ketë një valë të re sulmesh ajrore dhe se kjo mund të jetë çështje orësh. “Rusia po përgatit një breshëri sulmesh. Ju lutem kushtojini vëmendje paralajmërimeve të sotme për sulme ajrore. Informacioni tregon se Rusia po përgatit një breshëri sulmesh”, tha ai. Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në qytetet ukrainase, përfshirë Kievin, kryesisht natën.