Zelensky: Putin ka nisur Luftën e Tretë Botërore, nevojitet presion i fortë ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur tashmë Luftën e Tretë Botërore, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta ndalur është përmes presionit intensiv ushtarak dhe ekonomik që do ta detyronte Moskën të tërhiqet. Në një intervistë për BBC, Zelensky u shpreh se Rusia synon të zgjerojë kontrollin territorial dhe të imponojë një model tjetër jetese. “Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është sa territor do të arrijë të pushtojë dhe si mund ta ndalojmë. Rusia kërkon t’i imponojë botës një mënyrë tjetër jetese dhe të ndryshojë zgjedhjet e lira të njerëzve”, tha ai. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të bisedimeve për armëpushim...
Burimi:
vizionplus.tv