Zelensky: Putin ka filluar Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Putini, e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore dhe e vetmja përgjigje ishte presioni intensiv ushtarak dhe ekonomik për ta detyruar të tërhiqet. “Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të kapë dhe si ta ndalojmë atë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë të ndryshme jetese dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”, ka thënë Zelensky për BBC. Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në prag të bisedimeve më të fundit për armëpushim në Gjenevë se “Ukraina është më mirë të ulet në tryezë shpejt”. Ai vazhdon të ushtrojë më shumë presion mbi Ukrainën...
Burimi:
opinion.al