Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët
Vendet evropiane duhet të përgatiten për sulme nga aktorë jo-shtetërorë, përfshirë rrjete kriminale, grupe terroriste dhe sulmues të vetmuar, ndërsa teknologjia e dronëve po avancon. Kështu ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Pas një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, Zelensky tha se nuk është më vetëm “një i çmendur i pasur si Putini” që mund të përballojë sulme masive, ndërsa u tregoi deputetëve dhe lordëve britanikë teknologjinë më të fundit. Zelensky tha se regjimet në Moskë dhe Teheran janë “vëllezër në urrejtje”, me Rusinë që përdor dronët Shahed të dizajnuar nga Irani, si dhe variantet e saj, për të sulmuar infrastrukturën kritike në Ukrainë. Vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar erdhi pasi Keir Starmer tha se Perëndimi nuk duhet të “humbasë fokusin” tek Ukraina, mes shqetësimeve se...
Burimi:
javanews.al