Zelensky: Nuk kemi raketa për sistemet e mbrojtjes, duam furnizime

Zelensky: Nuk kemi raketa për sistemet e mbrojtjes, duam furnizime

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukrainës po i mbarojnë armët, duke nënvizuar se furnizimet e mbrojtjes ajrore nuk janë të mjaftueshme dhe deri të premten në mëngjes disa sisteme ishin pa raketa. Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të sigurojnë dërgesa të shpejta të raketave të disponueshme. Lideri ukrainas tha se Kievi mbështetet tek aleatët e tij perëndimorë për disa sisteme thelbësore të mbrojtjes ajrore, të cilat sipas Zelensky, kërkojnë furnizime të vazhdueshme me raketa. Ai kritikoi vendet që kanë grumbulluar municione të tilla edhe pse nuk janë në luftë, ndërkohë që në një situatë të tillë Ukrainës i duhen patjetër. /vizionplus.tv