Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje paqeje me SHBA dhe Rusinë, jemi gati ta nënshkruajmë që javën tjetër

Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje paqeje me SHBA dhe Rusinë, jemi gati ta nënshkruajmë që javën tjetër

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi të premten se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, nëse arrihet një akord përpara se të nisë java e ardhshme. Sipas Zelenskijt, një marrëveshje që do të përfundonte konfliktet ushtarake në Ukrainë mund të ratifikohej në Davos të Zvicrës, gjatë Forumit Botëror Ekonomik (19-23 janar), ku pritet të marrin pjesë liderë ndërkombëtarë, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump. Ai gjithashtu theksoi se një delegacion ukrainas është nisur drejt SHBA-ve për të zhvilluar bisedime mbi garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për mirëqenien, duke synuar gjithashtu të marrë qartësi mbi qëndrimin e Rusisë. “Ukraina ka nevojë për garanci sigurie që do të zgjasin më shumë se mandati i Trump-it,” tha...