Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nëse anijet ruse lundrojnë lirisht rreth Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë ato pranë ishullit, ashtu siç ka bërë pranë Krimesë. “Nëse anijet ruse lundrojnë lirshëm rreth Groenlandës, ne mund të ndihmojmë. Kemi përvojën dhe armët për t’i bërë që asnjë prej tyre të mos mbetet mbi ujë. Ato mund të fundosën pranë Groenlandës ashtu siç u fundosën pranë Krimesë. Nuk ka problem – kemi mjetet dhe njerëzit”, tha Zelensky. Zelensky shtoi se kjo do të ishte e mundur nëse Ukraina do të ishte në NATO, por aktualisht nuk është, dhe kritikoi Evropën për reagim të dobët, duke thënë se dërgimi i vetëm 30-40 ushtarëve atje është simbolik dhe nuk dërgon asnjë mesazh serioz...
Burimi:
javanews.al