Zelensky: Negociatorët tanë do të ripërshtatin strategjinë, Moska shfrytëzoi armëpushimin!
Puna e ekipit negociator të Ukrainës do të përshtatet në përputhje me rrethanat pas sulmit të Rusisë mbrëmë, në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke përdorur një numër rekord raketash balistike, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme (3 shkurt). “Ishte një sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës energjetike, duke përdorur një numër rekord raketash balistike”, tha Presidenti Zelensky. Më tej ai shpjegon se: “Ushtria ruse shfrytëzoi propozimin e SHBA-së për një ndërprerje të shkurtër të sulmeve, jo për të forcuar diplomacinë, por për të mbledhur raketat dhe për të pritur deri në ditën më të ftohtë të vitit, kur temperaturat në zona të mëdha të Ukrainës janë nën -20°C. Vetëm në këtë sulm, pati 32 raketa balistike, 11 raketa të llojeve të tjera që iu...
Burimi:
vizionplus.tv