Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Ai nënvizoi se e gjithë bota uron vdekjen e Putinit dhe akuzoi Rusinë për nisjen e sulmeve masive. “Ne festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Mjerisht, jo të gjithë jemi në shtëpi, jo të gjithë kemi ende një shtëpi dhe, për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sot. Megjithatë, pavarësisht të gjitha vështirësive të sjella nga Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë. Jemi të lumtur kur dëgjojmë muzikën e Krishtlindjeve, por edhe më të lumtur...