Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohet siç duhet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është e rëndësishme që “mundësia për ndryshim në Iran” të shfrytëzohet siç duhet. Në një postim në rrjetin X, Zelensky shtoi se është e rëndësishme që “vendosmëria” e Amerikës ndaj Iranit të jetë efektive. Ai iu referua sulmeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, ku mbeti i vrarë edhe lideri suprem i këtij vendi, Ali Khamenei. Zelensky theksoi se “populli iranian ka qenë prej kohësh pothuajse i vetëm përballë dhunës” dhe fajësoi Qeverinë e Republikës Islamike për situatën aktuale. Ai shtoi se agjencia ukrainase e inteligjencës dhe Ministria e Jashtme po ndjekin nga afër zhvillimet në Iran dhe se Kievi po vepron “në koordinim me partnerët” sa u përket hapave të tij në këtë drejtim.
Burimi:
vizionplus.tv