Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka riafirmuar synimin e tij që vendi të jetë teknikisht gati për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2027, pavarësisht skepticizmit dhe kundërshtimeve të shprehura së fundmi nga disa liderë europiane. Duke folur për mediat, Zelensky deklaroi se deri në fund të vitit 2026 Ukraina do të ketë përmbushur hapat kryesorë të kërkuar për anëtarësim. “Teknikisht, do të jemi gati në vitin 2027”, tha Presidenti i Ukrainës. Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së kanë dhënë sinjale më të rezervuara. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, theksoi se procesi i zgjerimit bazohet në rregulla të qarta dhe paralajmëroi se presioni mbi BE-në për afate konkrete mund të jetë kundërproduktiv. Edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, la të kuptohet se, ndonëse vullneti...