Zelensky i drejtohet Trumpit: Ushtroni më shumë presion mbi Putinin, jo mbi mua
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërkuar të ushtrojë më shumë presion ndaj Vladimir Putin dhe jo ndaj Ukrainës për të pranuar një armëpushim, pas më shumë se katër vjetësh konflikti. Në një intervistë ekskluzive për POLITICO dhe Welt, Zelensky tha se populli i tij është “i lodhur”, por morali mbetet i lartë dhe nuk janë të gatshëm të pranojnë ultimatumet ruse për dorëzimin e territoreve të mëdha në lindje të vendit. Ai gjithashtu u bëri thirrje liderëve europianë të krijojnë një “Plan B” për të siguruar financim afatgjatë për Ukrainën dhe për të kapërcyer atë që e quajti “shantazh” nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka bllokuar një hua prej 90 miliardë eurosh të premtuar nga...
Burimi:
vizionplus.tv