Zelensky: Garancitë e sigurisë amerikane duhet të vijnë para kompromiseve të Ukrainës

Zelensky: Garancitë e sigurisë amerikane duhet të vijnë para kompromiseve të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se SHBA-të i kanë kërkuar Ukrainës të heqë dorë nga pretendimet territoriale ndaj zonave të pushtuara nga Rusia, duke premtuar garanci sigurie në këmbim. “Miqtë tanë amerikanë po përgatisin garanci sigurie. Por ata thanë, së pari ky shkëmbim territoresh, ose diçka e tillë, dhe pastaj garancitë e sigurisë”, tha ai të hënën, shkruajnë mediat e huaja. “Unë besoj se garancitë e sigurisë duhet të vijnë të parat”. Zelensky shtoi se Ukraina është e gatshme të bëjë kompromis, por kjo nuk do të thotë “ne do të heqim dorë nga territoret tona”. “Çfarë kompromisi jemi të gatshëm të bëjmë? Jo një që do t’i lejojë Rusisë të rikuperohet shpejt dhe të vijë përsëri dhe të na pushtojë”, tha ai. Zelensky...