Zelensky e Putin akuza njëri-tjetrit, Moska: Kievi shënjestroi rezidencën e putin. Ukraina: Rusia po minon bisedimet

Zelensky e Putin akuza njëri-tjetrit, Moska: Kievi shënjestroi rezidencën e putin. Ukraina: Rusia po minon bisedimet

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe tha se Moska do të hakmerret si dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj në negociatat për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi menjëherë duke i konsideruar pretendimet si gënjeshtra. Ai theksoi se Rusia po përpiqet të minojë bisedimet SHBA-Ukrainë për luftën dhe po përgatit terrenin për të kryer sulme, me shumë gjasë ndaj kryeqytetit ukrainas dhe ndërtesave qeveritare. I pyetur për këto shkëmbime akuzash presidenti amerikan, Donald Trump tha se ishte informuar nga vetë Putini. “Është një kohë shumë delikate. Është një gjë të jesh ofensivë, është tjetër gjë të sulmosh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për të...