Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë se po i jep Iranit informacione dhe imazhe satelitore për objektivat e sulmeve gjatë fushatës amerikano-izraelite kundër Teheranit. “Ne e dimë se Rusia ka bërë imazhe me anë të satelitëve dhe i ndan këto informacione me regjimin iranian”, është shprehur presidenti ukrainas për mediat izraelite. Sipas Zelenskyt, bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit ka filluar që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai theksoi se rusët po ndihmojnë Iranin sepse kanë interes të zgjasin konfliktin sa më shumë që të jetë e mundur, duke shpërqendruar vëmendjen dhe burimet e Perëndimit. Gjithashtu, Zelensky foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai konfirmoi se gjatë dy viteve të fundit ka pasur shumë pak kontakte me Netanyahun, pasi ky i fundit...
Burimi:
javanews.al