Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pika e nëntë e draft-planit për të përfunduar luftën në Ukrainë parashikon krijimin e disa fondeve për rindërtimin e ekonomisë ukrainase, me synim mobilizimin e 800 miliardë dollarëve përmes kapitalit, granteve, instrumenteve të borxhit dhe kontributeve të sektorit privat, për të ndihmuar Ukrainën të shfrytëzojë plotësisht potencialin e saj. “800 miliardë dollarë është vlerësimi ynë i përgjithshëm i humbjeve nga kjo luftë me Rusinë. Këtë po diskutojmë me partnerët,” u tha Zelensky gazetarëve. Sipas nënpikës A të pikës së nëntë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane do të krijojnë një fond dhe grante me objektiv 200 miliardë dollarë për investime transparente dhe efektive në Ukrainë. Megjithatë, Zelensky theksoi se objektivi i 200 miliardëve është ende në diskutim, pasi...