Zelensky: 55,000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë

Zelensky: 55,000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë

Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës në katër vitet e luftës me Rusinë është 55,000, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. Përveç kësaj, një numër i madh njerëzish konsiderohen zyrtarisht të zhdukur, tha ai. Ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska kanë publikuar rregullisht vlerësime të humbjeve të palës tjetër, ato kanë hezituar të japin detaje për të vetat. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëhequr përpjekjet për t’i dhënë fund luftës që filloi me pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj nga Rusia më 22 shkurt 2022. Të dërguarit specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump, zhvilluan bisedime me negociatorët rusë dhe ukrainasë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, të enjten, në një përpjekje për...