Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëve iranianë

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëve iranianë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se 11 vende i kanë kërkuar Ukrainës ndihmë për mënyrën se si të përballen me dronët iranianë që po përdoren nga Teherani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite. Ukraina është përballur prej kohësh me sulme të vazhdueshme nga dronët sulmues “Shahed”, të prodhuar nga Irani dhe të përdorur nga Rusia, aleate e Teheranit. Këta dronë tashmë po përdoren edhe në sulme në të gjithë Lindjen e Mesme. “Deri tani kemi 11 kërkesa nga vende fqinje me Iranin, nga shtete evropiane dhe nga SHBA. Ka interes të qartë për përvojën e Ukrainës në mbrojtjen e jetëve, për interceptorët përkatës, sistemet e luftës elektronike dhe trajnimin”, tha Zelensky, pa specifikuar se cilat janë vendet që kanë bërë kërkesën. “Disa ekspertë ukrainas të...