Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’
Kryeministri Christopher Luxon ka bërë të ditur se Zelanda e Re ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes. Trump lançoi këtë bord javën e kaluar, fillimisht për të mbështetur armëpushimin e brishtë në Gazë, teksa ai parashikon një rol më të gjerë që mund të përfshijë konflikte të tjera globale dhe fuqi të mëdha ndërkombëtare. Në deklaratën e tij, Luxon tha se qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të mos bashkohet me këtë bord në formën e tij aktuale. Ministri i Jashtëm Ëinston Peters shkroi në një postim në platformën ‘X’ se disa shtete, veçanërisht nga rajoni, kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në rolin e bordit për Gazën, dhe se Zelanda e Re nuk do...
Burimi:
javanews.al