Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë njofton se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë njofton se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë

Karoline Leavitt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi sot se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. “Dhurata më e bukur që mund të shpresonim, një vajzë e vogël do të vijë në jetë në maj të vitit 2026”, shkroi Leavitt në Instagram. Është hera e parë në historinë e SHBA-së që një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë bëhet nënë ndërsa ushtron këtë detyrë. Leavitt shprehu mirënjohjen e saj për presidentin Trump dhe për Susie Ëiles, shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, “për mbështetjen e tyre” dhe sepse “kanë krijuar një mjedis miqësor për familjen”. Karoline Leavitt është tashmë nënë e një djali të vogël, i cili lindi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, kur ajo ishte zëdhënëse e Donald Trumpit. Ajo ka...