“Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe trupat nga Shqipëria e Kosova
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, deklaroi për Agence France-Presse se lëvizja islamiste palestineze është e hapur ndaj forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Rripin e Gazes, por hodhi poshtë ato që i përshkroi si ndërhyrje në “punët e brendshme” të territorit. “Qëndrimi ynë për forcat ndërkombëtare është i qartë: ne duam forca paqeruajtëse që të monitorojnë armëpushimin, të garantojnë zbatimin e tij dhe të shërbejnë si neutralizues midis ushtrisë pushtuese dhe popullit tonë në Rripin e Gazës, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Gazës”. Deklarata vjen pas takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, anëtarët e të cilit u zotuan të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës, e disa prej tyre si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e...
Burimi:
javanews.al