Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit
Ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë e operacioneve të qëndrueshme, disa javore, kundër Iranit nëse Presidenti Donald Trump urdhëron një sulm, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, në atë që mund të shndërrohet në një konflikt shumë më serioz sesa është parë më parë midis vendeve. Zbulimi nga zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës delikate të planifikimit, ngre rreziqet për diplomacinë që po zhvillohet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner të zhvillojnë negociata me Iranin të marten në Gjenevë, me përfaqësues nga Omani që veprojnë si ndërmjetës. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio paralajmëroi të shtunën se, edhe pse dëshira e Trump ishte të arrinte një marrëveshje me Teheranin, “kjo është...
Burimi:
javanews.al