Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale
Hotele luksoze në bregdet, tren me shpejtësi të lartë dhe rrjete energjitike inteligjente të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale janë në zemër të një vizioni ambicioz për Gazën e së ardhmes, i hartuar nga këshilltarët e Presidentit të SHBA, Donald Trump – i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, plani, i quajtur “Projekti Agimi” (Project Sunrise), parashikon një rindërtim afatgjatë të Gazës që zgjat të paktën 10 vjet, dhe ndoshta 20. Sipas planit, nëse Hamasi çarmatoset, rrënojat e shumta nga qytetet e shkatërruara të Gazës do pastroheshin dhe do zëvendësoheshin me qendra urbane të sapondërtuara, si pjesë e vizionit të Trump-it për një “Rivierë të Lindjes së Mesme”, të cilin ai e skicoi në...