Zbulohet “arka” sekrete e Jeffrey Epstein, ja çfarë përmban
Ish-financieri amerikan Jeffrey Epstein dyshohet se fshehu kompjuterë, kaseta video dhe “manuale për skllevër seksualë” në dhoma sekrete magazinimi në një përpjekje për t’iu shmangur hetimit që kishte nisur ndaj tij. Gazeta The Telegraph e zbuloi këtë, duke deklaruar se një inventar i një depoje në Palm Beach, i marrë me qira përmes agjencisë Riley Kiraly, liston tre kompjuterë, 29 libra adresash, një listë masazhatoresh në Florida, foto të grave të zhveshura që besohet të jenë viktima, revista pornografike, kaseta dhe DVD që seksualizojnë adoleshentët, si dhe një kasetë video me imazhe seksuale. Në vitin 2005, Epstein, i cili vdiq në vitin 2019 pasi u dënua për abuzim seksual dhe trafikim të fëmijëve, pagoi hetues privatë për të hequr sende nga rezidenca e tij para...
Burimi:
vizionplus.tv