Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Arkeologët kinezë zbuluan tre vende furrash në formë thundrash kali që besohet të jenë pjesë e një punishteje qeramike që daton që nga dinastia Liao dhe Jin (907-1234), pranë një qyteti të lashtë në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në veri të Kinës, njoftoi Instituti rajonal i Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë, shkruan “Xinhua”. Zbulimi u bë gjatë gërmimeve të kryera midis korrikut dhe nëntorit rreth ish-vendndodhjes së Wu’anzhou, një qytet i themeluar fillimisht nga themeluesi i dinastisë Liao (907-1125) rreth një mijëvjeçari më parë, i vendosur në qytetin Chifeng të Mongolisë së Brendshme. Çdo furrë zakonisht përbëhet nga një zonë pune, një dhomë pjekjeje dhe një dhomë oxhaku, të shkatërruara në shkallë të ndryshme.Deri më tani këtë vit, arkeologët kanë zbuluar më shumë se...