Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA hedhin dritë mbi interesin e financierit të diskredituar Jeffrey Epstein për testime gjenetike dhe kërkime mbi zgjatjen e jetës. Sipas email-eve të përfshira në të ashtuquajturat “Epstein files”, Epstein kishte paguar për analiza të avancuara të ADN-së me synimin për të eksploruar mundësitë e mjekësisë rigjeneruese dhe teknologjive të reja si CRISPR. Disa vite pas dënimit të tij të parë në vitin 2008 për akuza që lidhen me prostitucionin, Epstein kontaktoi mjekun dhe studiuesin Joseph Thakuria, në atë kohë i lidhur me Massachusetts General Hospital dhe me projektin Harvard Personal Genome Project. Sipas dokumenteve, në vitin 2014 Thakuria i dërgoi Epstein një propozim për studime gjenetike, që përfshinte edhe analiza të personalizuara për të....