Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Më shumë se 1 milion dokumente të reja, të cilat konsiderohen “potencialisht të lidhura” me çështjen e Jeffrey Epstein, janë zbuluar nga administrata e Donald Trump dhe mund të duhen javë të tëra për t’u publikuar, për shkak të volumit të madh dhe nevojës për redaktime ligjore. Lajmi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ), i cili deklaroi se një ekip juristësh po punon pa ndërprerje për të mbrojtur viktimat dhe për të respektuar ligjin. Publikimi i dokumenteve ka nisur që javën e kaluar, por procesi është shoqëruar me kritika të forta politike, përcjell A2 CNN. Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Senat, akuzoi Shtëpinë e Bardhë për shkelje të afatit ligjor të 19 dhjetorit, duke e cilësuar mënyrën e publikimit si të politizuar...