Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin
Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, e quajti Tajvanin “çështjen më të rëndësishme” në marrëdhëniet Kinë-SHBA gjatë një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump të mërkurën. Siç shkruan BBC, Xi i tha Trump-it të ishte “i kujdesshëm” kur furnizon armë për ishullin, duke shtuar se ai “i kushton rëndësi të madhe” lidhjeve me Uashingtonin dhe shpreson që të dyja palët të gjejnë mënyra për të zgjidhur dallimet. Trump e përshkroi telefonatën si “të shkëlqyer” dhe “të gjatë e të plotë”. Telefonata e së mërkurës pason një sërë vizitash nga liderë perëndimorë, mes tyre Keir Starmer nga Britania e Madhe, në Kinë gjatë muajve të fundit, me shpresën për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Vetë Trump pritet të vizitojë Kinën në prill, një...
Burimi:
javanews.al