Xi bisedon me Trump: SHBA-të duhet të jenë të kujdesshme kur furnizojnë me armë Tajvanin

Xi bisedon me Trump: SHBA-të duhet të jenë të kujdesshme kur furnizojnë me armë Tajvanin

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, e ka quajtur Tajvanin “çështjen më të rëndësishme” në marrëdhëniet Kinë-SHBA gjatë një telefonate me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Xi i tha Trump të jetë “i kujdesshëm” kur furnizon me armë ishullin, raportojnë mediat shtetërore, duke shtuar se ai i kushton “rëndësi të madhe” lidhjeve me Uashingtonin dhe shpresonte që të dyja palët të gjenin mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Trump e cilësoi telefonatën e së mërkurës si “të shkëlqyer” dhe “të gjatë dhe të plotë”. Vetë Trump do të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim që ai tha se e priste me padurim, shkruan BBC.  Ai shtoi se Pekini po shqyrtonte blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga 12 milionë tonët që janë aktualisht. “Marrëdhënia...