“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në jug të Spanjës mbrëmjen e së dielës. Incidenti pranë qytetit të Kordobës është përshkruar nga zyrtarët lokalë si aksidenti më i rëndë hekurudhor që ka ndodhur në Spanjë në më shumë se një dekadë. BBC shkruan se kryeministri Pedro Sánchez pritet të vizitojë vendin e ngjarjes gjatë kësaj të hëne, ku përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Ku ndodhi përplasja? Aksidenti ndodhi rreth orës 19:45 (sipas orës lokale) të dielën, rreth një orë pasi një nga trenat u nis nga Málaga drejt Madridit. Treni doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, tha operatori Adif. Më pas u përplas me një tren që po vinte nga...