WSJ: SHBA shqyrton planin “e madh” për sulme ajrore masive ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë seriozisht opsione ushtarake kundër Iranit, përfshirë një plan për sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj objektivave të regjimit dhe Gardës Revolucionare, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë me dijeni për diskutimet.Sipas raportimit, presidenti Donald Trump ka marrë informime të detajuara mbi skenarë të mundshëm sulmi, të hartuar bashkërisht nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni.Mes tyre është edhe i ashtuquajturi “plani i madh”, që parashikon një fushatë intensive bombardimesh kundër infrastrukturës kyçe të regjimit iranian dhe strukturave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).Opsione të tjera përfshijnë goditje më të kufizuara ndaj objektivave simbolike të regjimit, me mundësinë e përshkallëzimit nëse Teherani refuzon të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, si dhe masa jo-kinetike, përfshirë sulme kibernetike...
Burimi:
ntv.al