WSJ: Bill Gates u kërkoi falje punonjësve për marrëdhënien e tij me Epstein, pranon aferën me dy gra ruse

WSJ: Bill Gates u kërkoi falje punonjësve për marrëdhënien e tij me Epstein, pranon aferën me dy gra ruse

Bill Gates ka pranuar përgjegjësinë për lidhjet e tij me Jeffery Epstein gjatë një takimi me punonjësit e Gates Foundation, sipas një deklarate të përfaqësuesit të fondacionit të dhënë për **Reuters** të martën. Ky reagim vjen pas një raportimi të Wall Street Journal, që njoftonte se Gates kishte kërkuar falje nga stafi për lidhjet e tij me Epstein. Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA zbulojnë se Gates dhe Epstein u takuan disa herë pas lirimit të financierit amerikan, për të diskutuar zgjerimin e aktiviteteve bamirëse të themeluesit të Microsoft. Sipas raportimit, Gates i tha stafit të fondacionit se ishte një gabim i madh të kalonte kohë me Epstein dhe të përfshinte në takime disa nga punonjësit e tij. Gates u citua duke...