Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit
Izraeli ka qenë i përfshirë edhe më herët në eliminimin e shkencëtarëve iranianë, por zakonisht pa e pranuar publikisht përgjegjësinë. Megjithatë, në qershor, sipas një hetimi të ri, roli i tij doli hapur, ndërsa Tel Avivi u shfaq më i vendosur në veprimet kundër aleatëve të Iranit në Rripin e Gazës, Liban dhe Siri. Një raport investigativ i “Washington Post”, i realizuar në bashkëpunim me emisionin “Frontline” të PBS-së, ka zbuluar detaje të reja mbi sulmet izraelite ndaj shkencëtarëve bërthamorë iranianë gjatë verës, mënyrën se si u planifikuan ato dhe pasojat që patën në Iran. Raporti bazohet në intervista me disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë izraelitë, iranianë, arabë dhe amerikanë. Disa prej tyre kanë folur për herë të parë për mediat, në kushte anonimiteti, duke...