Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të hënën se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe se të gjitha aktet e sulmeve ndaj civilëve dhe objektivave jo-ushtarake duhet të dënohen. Wang, i bëri deklaratat gjatë një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani. Zayani informoi Wang mbi situatën rajonale dhe qëndrimin e Bahreinit, duke thënë se Bahreini ka qenë gjithmonë një vend paqedashës dhe nuk duhet t’u nënshtrohet sulmeve të paligjshme. Pala e Bahreinit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për qëndrimin e drejtë të Kinës, duke shprehur gatishmërinë për të punuar me vendet e Gjirit dhe Kinën për të forcuar komunikimin dhe koordinimin në platformat dypalëshe dhe shumëpalëshe, përfshirë Kombet e Bashkuara,...