Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një operacion ushtarak për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e bllokuar prej javësh nga forcat iraniane. Sipas zyrtarëve amerikanë, avionë luftarakë A-10 të armatosur rëndë, të njohur si Warthogs, si dhe helikopterë Apache, po kryejnë misione me fluturim të ulët për të bombarduar anijet luftarake iraniane dhe për të rrëzuar dronët vdekjeprurës të Teheranit. Sipas Wall Street Journal, qëllimi i operacionit është të zvogëlojë rrezikun që paraqesin anijet luftarake, minat dhe raketat lundruese iraniane, të cilat kanë ndërprerë trafikun detar që nga fillimi i marsit. Nëse kërcënimi neutralizohet, SHBA-të pritet të dërgojnë anije luftarake në ngushticë, duke garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare nga dhe drejt Gjirit Persik. Analistët vlerësojnë se operacioni mund të zgjasë disa javë. Gjatë një...