Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendi i tij do ta gjente të pranueshme perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pa të drejtë vetoje. Në një intervistë ai deklaroi: “Për Serbinë, anëtarësimi në BE pa privilegje vetoje është i pranueshëm”. Ai theksoi se prioritetet kryesore për Serbinë janë qasja në tregun e brendshëm dhe lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit, të cilat ai i konsideron si objektiva thelbësore për t’u arritur përmes anëtarësimit në BE. Vuçiç përsëriti gjithashtu thirrjen e tij që Serbia të përmbushë të gjitha kërkesat e BE-së, edhe nëse kërkesa të tilla mund të perceptohen si shantazh ose poshtërim, me qëllim përshpejtimin e integrimit të vendit në strukturat evropiane. Ai pranoi një rënie të ndjeshme të mbështetjes publike për...
Burimi:
javanews.al