Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se i është ofruar Çmimi Nobel për Paqen nëse do të njihte pavarësinë e Kosovës, por shtoi se e ka refuzuar. Komentet Vuçiç i bëri teksa mbajti një fjalim para qytetarëve, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet e sigurisë në rajon. “Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, tha mes të tjerash Vuçiç. Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten, duke theksuar se nuk ekzistojnë më objektiva të paarritshëm për vendin. “Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme...
Burimi:
javanews.al