Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Sipas pamjeve që u bënë publike, redaktori Dragan Vuçiçeviç, i shoqëruar nga disa ministra, kënduan këngë çetnike. Të pranishëm në këtë skandal presidenti Aleksandar Vuçiç kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, I akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e shumë përfaqësues të tjerë. “Darka” ishte organizuar nga Dragan Ashanin, vrasës i dënuar, sipas gazetës “N1” në Serbi. Ai kishte kryer një vrasje më 1992 dhe ishte dënuar me 11 vjet burgim. I njohur me nofkën “Ashka”, ai kishte vrarë partneren e tij, atë kohë 18-vjeçare. Duke marrë për bazë këto, Picula ka thënë se rasti ishte demonstrim i ri për distancim të Serbisë nga Bashkimi Evropian. “Kjo ngjarje nuk duhet të konsiderohet befasi për askënd që ndjek skenën politike në Serbi. Është thjesht...